Neymar – Bacca, rrahje pas ndeshjes (VIDEO)

Neymar dhe Carlos Bacca u përjashtuan pas përfshirjes së tyre në një kacafytje në përfundim të ndeshjes mes Brazilit dhe Kolumbisë në Coppa America.

Sport

18/06/2015 08:41

Kolumbia mposhti Brazilin me rezultat 1:0 në duelin e Grupit C në Coppa America.

Por, hije të keqe ballafaqimit i la kacafytja që ndodhi pas përfundimit të tij. Neymar e qëlloi me kokë një futbollist kolumbian.

Kurse, më pas reagoi Bacca që e shtyu brazilianin.

Pastaj ndodhi një përleshje mes ekipeve që në fund rezultoi me karton të kuq për Neymarin dhe Baccan.

YouTube player