Neymar arrin marrëveshje me gjigantin evropian (FOTO)

Neymar dhe PSG kanë arritur marrëveshje personale.

Sport

27/07/2017 16:35

Gazeta franceze L’Equipe shkruan se Paris Saint-Germian kanë gjetur akordin me sulmuesin e Barcelonës.

Neymar është pajtuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me PSG-në, ku do të fitojë 30 milionë euro në sezon.

Tani PSG, duhet të paguajë klauzolën 222 milionë për sulmuesin brazilian.

Me këto para, Barca do të tentojë të sjellë në ‘Camp Nou’ Philippe Coutinhon nga Liverpooli dhe Marco Verrattin nga PSG./Lajmi.net/