Nexus 9 tani në dispozicion për tu blerë

Gjenerata e ardhshme e pajisjeve Nexus është tani në dispozicion për tu blerë.

Auto & Tek

03/11/2014 22:38

Blerja e Nexus 9 do të jetë shumë e lehtë dhe arritja e porosisë do të bëhej brenda 1-2 ditëve. Por, sigurisht se do të jeni në gjendje që ta merrni atë më shpejt nëse e bleni online tek Best Buy.

Lansimi i Nexus 9 shënon fillimin e pajisjeve në dispozicion me Android 5.0 Lollipop, transmeton Lajmi.net. Pajisjet e tjera të vjetëra të Nexus mund ta marrin së shpejti këtë version gjithashtu.

Nga ana teknike, Nexus 9 është pajisja e parë 64-bit e Nexus që do të testojë mbështetjen 64-bit të Android 5.0.

Nexus 9, në dispozicion në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të arit, është tani i gatshëm për tu blerë në versionet 16GB që do të kushtojë $399 dhe 32GB $479, transmeton Lajmi.net.