Nexhmedin Spahiu: Shkuarja në burg e Isa Mustafës, e pashmangshme

Nexhmedin Spahiu mendon se keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës si dhe çështja e 3 përqindëshit të fondit “Vendlindja Thërret”, janë arsye që Isa Mustafa të shkojë në burg. Ai thotë se aleatët e Kosovës nuk e duan Mustafën për Kryeministër.

Lajme

31/03/2014 06:04

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu insiston se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të shkojë në burg për shkak të keqpërdorimeve në kohën kur ishte në krye të Komunës së Prishtinës.

Në një intervistë dhënë për “Kosova Sot”, Spahiu thotë se Vetëvendosja po i sjell në pah dita-ditës  të gjitha keqpërdorimet, andaj sipas tij “ato do ta dërgojnë pashmangshëm në burg” Isa Mustafën.

“Vetëvendosje çdo ditë po i gjurmon dhe po i bën gjetjet e shkaqeve dhe fakteve që atë do e dërgojnë pashmangshëm në burg”.

“Ky veprim është në interes të saj si parti rivale në radhë të parë. Meqenëse është ky interes i saj, ajo po vepron dhe po gjen fakte me shkeleje të rënda të ligjit që ta dërgojnë sa më parë në burg”.

Duke folur për fondin e “Vendlindja thërret” dhe çështjen e 3 përqindshit, për të cilën akoma nuk janë publikuar të dhëna, Spahiu thotë se Mustafa ka përgjegjësi politike dhe ligjore sepse në atë kohë ishte Ministër i Financave.

Ai thotë se për 3 përqindëshin duhen të bëhen hetime të mirëfillta.

“Unë mendoj se duhet të bëhet një hetim i mirëfilltë e profesional rreth fondit të 3 përqindëshit dhe “Vendlindja thërret”. Sigurisht, ministri i Fjnancave të saja kohe, Isa Mustafa duhet të ketë përgjegjësi konkrete ligjore e politike për atë se çfarë ka bëë me ato fonde të qytetarëve”.

“Vetë heshtja e tyre, betë fakti se ata nuk kanë bërë publike deri ëmt ani, tregon se aty nuk është shumëçka në rregull”  .

Nexhmedin Spahiu insiston se aleatët e Kosovës nuk e duan Isa Mustafën për kryeministër. Ai thotë se vet fakti se po synon një post të tillë, Mustafës ja përshpejton shkuarjen në burg.

“Natyrisht aleatët e Kosovës nuk guxojnë të rrezikojmë me një njeri, i cili nuk merr erë në marrëdhëniet ndërkombëtare e të rrezikojnë ta bëjnë kryeministër, në mënyrë që Kosova të rrezikojë në proceset, ku shtetet aleate të Kosovës kanë investuar shumë”.

“Mendoj se synimi i postit të kryeministrit ia përshpejton shkuarjen në burg”, tha Nexhmedin Spahiu për Kosova Sot.