Nexhmedin Spahiu braktisi emisionin e një televizioni, e shkoi në televizionin tjetër (Foto+Video)

Publicisti dhe ish politikani nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, e la përgjysmë debatin në Tribuna Channel.

Fun

27/09/2016 22:22

Ai ishte një nga panelistët në emisionin  ‘Politikë’ të këtij televizioni ku ndër të tjerë ishte i ftuare dhe Agim Bahtiri, kryetar aktual i komunës së Prishtinë, raporton lajmi.net.

Por debati  i ashpër për xhaminë në veri të urës së Ibrit, bëri që Spahiu ta braktisë emisionin.

Ashtu siç mund ta shihni edhe në video, Spahiu dikur kandidat i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, u duk se nuk mundi ta durojë më gjatë kryetarin Bahtiri, raporton lajmi.net.

Por nuk vonoi shumë dhe Spahiu sërish u shfaq në ekran televiziv, por jo në Tribuna Channel.

Ai tashmë kishte shkuar në RTV21 në emisionin ‘Click’ për të debatuar për zhvillimet e fundit.

Duke marrë parasysh se distanca ndërmjet dy televizioneve është vetëm disa metra, duket se Spahiu nuk e ka pasur të vështirë që t’i mbërrijë brenda mbrëmjes së njëjtë dy emisionet, të cilat gjithashtu i ritransmeton në televizionin e tij, TV Mitrovica./lajmi.net

YouTube player