NEWBORN në NO WALLS – Lajmi.net
NEWBORN në NO WALLS
Autori: Ilir Muharremi Op-EdOpinion 12:35, 21 February 2017
Shumë mure e ndajnë planetin tokë, veçanërisht ai mes të paditurve dhe të diturve, mes të çmendurve dhe normalëve, mes artistëve dhe jo artistëve, mes gënjeshtarëve dhe të sinqertëve, mes vrasësve dhe atyre që vuajnë, racistëve dhe jo racistëve.

Asnjëherë, nuk do t’i shembin, por të paktën artistët përmes këngës, pikturës, filmit, dramës duhet të afirmojnë shembjen e mureve. Këtë gjë e bëri grupi i njohur anglez Pink Floyd me këngën “The Wall”, me shkas shembjen e murit të Berlinit dhe vetë Roger Waters është prononcuar: “Nuk e di se si, apo kur do i shembim, por të pakën të provojmë, qoftë edhe me vetëm një këngë, nëse është e nevojshme.”

Tullë pas tulle ra përtokë muri i Berlinit. Në fillim me këngë pastaj përmes filmit “The Wall” që rrëfen  mbi të kaluarën e  një ylli  rroku, pastaj të izoluar në vetmi. Filmi reflekton mbi indiferencën e qytetërimit tonë, ndaj njerëzve që vuajnë, ndaj viktimave të luftërave, personave që u mungon liria, të censuruarve dhe të gjithë atyre që mbeten në skaje të shoqërisë.

Rok grupe u munduan përmes këngës të shembin murin e urisë në Afrikë, në këtë botë të tretë. Pastaj vazhduan të denoncojnë padrejtësitë e Perëndimit, diktaturën e tregut, pabarazinë e atyre që arrijnë të marrin gjithçka, dhe atyre që nuk kanë asgjë…. Në mure u përplas edhe Obama, tash Trump dhe cilido tjetër mbretë i botës, oazat e tij do jenë muret.

Edhe këtë vit obelisku i cili u ngritë ditën e shpalljes së pavarësisë i ndryshoj pamja. Nga NEWBORN, janë hequr dy shkronja N dhe W e  kjo sipas ideatorit Fisnik Ismjali simbolizon rrëzimin e mureve.

Ai reagoi në shenjë proteste, kjo e shfrytëzuar sepse gjithmonë qe kjo dhe ne si Evropian jemi të lindur në Evropë, askush nuk e mohon këtë të lind stereotipi No Walls, sepse gjithmonë është pa mure, ato mure qenë politike dhe artistët ose populli nuk duhet të bien pre e politikës.

Ne jemi Evropian gjithmonë kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi me çfarëdo mure. Mendoj se ndryshimi për këtë vit është jo i thellë, sipërfaqësor dhe muret reale Evropiane meritojnë art kundër tyre, kurse “muri jonë”, kundër politikanëve tonë, për lëvizjen e lirë të popullit.

Bashkimi Evropian sipas ideatorit po ndërton mure për mos dhënien e vizave. Vizat hiqen nëse përmbushen kriteret, e kriteret varen prej politikanëve dhe revolta shkon në kahe të gabuar, duhet të revoltohemi përbrenda edhe jo jashtë. Kjo “No Walls” është problem i brendshëm i joni, jo i Bashkimit Evropian, këtu duhet të kërkohet fajtori.

Evropianët krahas me perëndimorët vuajnë nga ndjenja e të kthyerit mbrapa ku bënë pjesë “ndjenja kombëtare”, vuajnë nga mungesa e unitetit, nxjerrin superioritetin dhe krijojnë distancën (murin.)

Ka Evropianë të së ardhmes, punëtorë të shumëllojshëm, jazakonisht të gjithanshëm, të cilët dëgjojnë pronarin i cili i urdhëron për bukën e përditshme dhe të ardhme.

Demokratizimi Evropian gjithmonë do të synoj skllavërinë dhe kjo ndodh për shkak mungesës së paragjykimeve, të edukimit, shumanshmërisë e cila duhet të shkoj deri në pafundësi.

Shpirti Evropian vuan nga ethja kombëtare, krenohet me ambicien politike, dhe pranë tyre kalojnë trazira të shumëllojshme nacionaliste nganjëherë edhe raciste, kjo e dyta më shumë shfaqet te perëndimorët.

Zonat Evropiane janë shumë të infektuara, kura mund të jetë vetëm çlirimi nga ndjenja historike, kombëtare, nacionaliste dhe të hiqe shprehja “anti”. Atëherë, muret shemben vetë para drejtësisë.

Fjalët kyçe: Ilir Muharremi, New Born, No Walls

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Berry Rush