New York Times: Sytë e gjithë botës në Kosovë dhe rrëzimin e Gjykatës Speciale

Gjatë ditës së sotme gazeta prestigjoze “The New York Times” ka shkruar mbi shfuqizimin e mundshëm të Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë të kryera nga Shqiptarët.

Lajme

13/01/2018 19:20

“Sytë e botës në Kosovën dhe rrëzimin e Gjykatës Speciale” ishte titulli që i jepte kah këtij shkrimi, në të cilin shkruhet se tentativat e Kosovës për të parandaluar formimin  e Gjykatës Speciale rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet mes Kosovës dhe Aleatëve përendimor, transmeton lajmi.net.

Ky shkrim citon ish pjesëtarët e UÇK-së, tanimë udhëheqësit me fuqi të madhe në Kosovë, Kryeministrin dhe Presidentin e një vendi me 1.8 milion banorë të çilët gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar spektakël politik.

Tutje, aty shkruhet se në dhjetor disa nga veteranët e UÇK-së kërkuan që kjo  Gjykatë të shfuqizohet, kërkesë kjo që gjeti përkrahjen e Presidentit të Kosovës, i cili në këtë shkrim thuhet se ishte i akuzuar për krim të organizuar, në Kosovë.

“Njerëzit në Kosovë kanë bindje të ndryshme, disa nga ta mendojnë se liderët që tentuan të shfuqizojnë Specialen  po mendojnë vetëm për veten dhe jo për ineteresa Nacionale, ndërsa disa të tjerë  mendojnë se arrestimi i figurave kryesore të Luftës dhe të politikës kosovare është revokim i Pavarësisë së Kosovës.” thuhet në këtë artikull të “The New York Times”

Kjo Gjykatë Speciale, thuhet në këtë artikull është një gjykatë që shënon fillimin e zgjidhjeve dhe gjetjeve të fajtorëve të disa prej krimeve të kryera në Ballkan në konfliktin e përgjakshëm të viteve 90-ta./Lajmi.net/