“The New York Times” shkruan për Përfaqësuesen e Kosovës

Gazeta më e madhe amerikane shkrimin për Kosovën e ka titulluar: Kosovo: The Road Team (Kosova: Ekipi i rrugës)

Sport

08/10/2016 12:07

Ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë nuk kishte zgjuar interesimin vetëm të mediave kosovare dhe atyre kroate. Për këtë përballje kishin shfaqur interesim media të ndryshme nga bota, në mesin e të cilave ishte edhe The New York Times.

Gazeta më e madhe amerikane shkrimin për Kosovën e ka titulluar: Kosovo: The Road Team (Kosova: Ekipi i rrugës)

The New York Times ka shkruar se si Kosova është përballur me beteja të mëdha që nga viti 1990 dhe kryengritjen e shqiptarëve ndje serbëve.

Gazeta amerikane shkruan se si Kosova ka qenë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara deri në vtitin 2008, atëherë kur u shpallë edhe pavarësia, përcjell Gazeta Express.

New York Times tregon se njohja e Kosovës nga FIFA ka vënë në pah edhe probleme të mëdha, pasi Kosova nuk ka një stadium për t’i luajtur ndeshjet.

Dhe për këtë arsyeje ndeshje e parë e Kosovës si vendas, për kualifikimet e Botërorin ‘Rusia 2018’, është dashur të luhet në Shkodër.

New York Times tregon se lojtarët e Kosovës më herët kanë përfaqësuar vende tjera, por pas pranimit në FIFA kanë vendosur që ta veshin fanellën e vendlindjen, përcjell Express.

“Pasi bën udhëtimin pesë orësh përtej kufirit malor që ndan dy vendet, mijëra tifozë të Kosovës zbritën nga autobusët e tyre duke brohoritur”, shkruan gazeta amerikane.

“Udhëtimi i tyre në stadium ishte i mbushur me fishekzjarrë, me fanella blu dhe të verdhë dhe thirrjet “Shqipërisë Etnike”, një referencë për idenë e Shqipërisë së Madhe që do të bashkojë shqiptarët të cilët janë ndarë në pesë vende: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi dhe Shqipëria”, përfundon shkrimi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.