NEW YORK TIMES shkruan me superlativa për Bibliotekën Kombëtare

Ekspozita “Toward a Concrete Utopia: Yugoslavian architecture 1948-1980” (Drejt një Utopie Betoni: Arkitektura në Jugosllavi 1948-1980) në Muzeun e Artit Modern në New York (MoMA) ka arritur ta plasojë Kosovën në shumë nga mediat më të mëdha botërore.

Lajme

20/07/2018 11:15

E gjitha kjo sepse kuratorët e kësaj ekspozite, Vladimir Kuliq i konsulltuar me arkitektin Kosovar Bekim Ramku, kishin vendosur që Biblioteka Kombëtare e Kosovës të jetë në mesin e objekteve apo memorialeve përfaqësues të ish-Jugosllavisë përgjatë një periudhe jo të vogël, por rrafsh 32 vjeçare.

Pas “The Guardian”, “Dezeen”, “ArchiDaily” e të tjera, ishte radha e ndoshta gazetës më të madhe në botë, “New York Times”. Aty Biblioteka Kombëtare është pjesë e një shkrimi të kritikut të artit Jason Farago. Ky i fundit spikatet shpesh me shkrime për artin, biles për “The Guardian” pati shkruar shkrimin “Meet Edi Rama, Albania’s artist prime minister”, përcjell Ndertimi.info.

E kësaj radhe titulli që Farago vendosi është “When Yugoslavia’s Bright Future Was Fashioned in Concrete” (Kur e ardhmja e ndritshme e Jugosllavisë formohej në beton).

“Shumë nga ne ende jemi të mjegulluar për shtatë kombet në këndin e poshtëm në të djahtë të Europës, në lindje të Italisë dhe në veri të Greqisë. Eh qe një rifreskim të shpejtë: Slovenia është vendi i lindjes së filozofit hipster Slavoj Zhizhek dhe Zonjës së Parë të Amerikës; Kroacia, finalist e Kupës Botërore në Futboll…”, e tek më poshtë del tek Kosova që e portretizon me petkun e famshëm të Dua Lipës.

“… dhe Kosova është shtëpia stërgjyshore e yllit më të madh të POP-it për momentin në Europë, Dua Lipa”, thuhet në “lead”-in e këtij shkrimi. Më tej shpejgohet se si këto 7 kombe, përfshirë Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën e Maqedoninë, kanë qenë nën federatën Jugosllave dhe në vitin 1991 filloi gjithçka që sot ka determinuar këtë gjendje me shtete të pavarura, e fundit Kosova.

Pas përmendjes së Sheshit të Revolucionit (sot: Sheshi i Republikës” në Lubjanë), kritiku Farago zgjerohet në Bibliotekën Kombëtare.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e ndërtuar në Prishtinë, me projekt nga arkitekti Andrija Mutnjakoviq, që ende shfrytëzohet, është një aglutinim i çmendur i kubeve të betonit që i bien përmbi një nga 99 kupolat hemisferike, inspiruar nga arkitektura islamike, po aq sa eksperimentet gjeodezike të Buckminster Fuller”, thuhet në shkrim.

Fjalë të shumta për Jugosllavinë, qasjen në arkitekturë dhe fjalët e mira për ish-liderin jugosllav Josip Broz Tito, ndalohen me “But it wasn’t paradise” (Por, nuk ishte parajsë).

“Tito pati nën komandë një organizatë të frikshme të policisë sekrete. Tensionet etnike, fetare dhe gjuhësore nuk u zhdukën plotësisht. Librat në Bibliotekën e lavdishme të Prishtinës u censuruan…”, përmendet biblioteka në kontekstin e shqiptarëve nën Jugosllavi.

Ky është shkrimi i shkëputur në copëza domethënëse për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në “NEW YORK TIMES”.

Shkrimin origjinal gjeni duke klikuar këtu