New York Times: Kosova dhe Krimea nuk kanë të përbashkëta

The New York Times shkruan për kërkesën e Rusisë për ta marrë Krimenë dhe konstaton se Krime e Kosova nuk kanë asgjë të ngjashme. Analizohen rastet e ndarjes së rajoneve nga shtetet. Sqarohet e drejta për vetëvendosje dhe integriteti territorial i një shteti.

Bota

09/03/2014 16:30

Pesëmbëdhjetë vjet nga lirimi i Kosovës nga Serbia, rivalët e luftës së ftohtë janë paraqitur sërish, por kësaj radhe i kanë ndërruar anët. Përderisa Rusia zëshëm mban të drejtën në Krime për ta ndarë nga Ukraina, SHBA’të e vlerësojnë këtë si jo legjitime, shkruan The New York Times.

Në këtë analizë të prestigjiozes amerikane thuhet se kriza në Krime nuk mund konsiderohet si paralele me situatën në Kosovë.

Në tekstin me titull “Sovraniteti kundër Vetëveqeverisje – Krime rindez Betejë”, NYT shkruan se kriza e krijuar në Ukrainë rikthen debatin shekullor në lidhje me të drejtën për të vetëqeverisur dhe të integritetit territorial të një shteti.

Kriza në Krime, sipas kësaj gazete, është e vështirë të thuhet se është situatë paralele me episodin e Kosovës, posaçërisht kur trupat ruse okupojnë gadishullin, në prag të referendumit të 16 marsit për ndarjen e Krimesë nga Ukraina. E dyta, edhe pse SHBA kanë intervenuar ushtarakisht në Kosovës, këtë nuk e kanë bërë që ta marrin këtë territor për vete.

New Yorks Time thotë se ndarja e rajoneve nga shtete shpesh dallon nga rrethanat dhe shton se SHBA kanë pasur qëndrime të ndryshme:

Çeçenia – Jo.

Timorit Lindor – Po.

Sudanin Jugor – Po.

Abhkazinë  – Jo.

Palestina – E komplikuar.

Kjo është një çështje me komplikim akut për Perëndimin, vlerëson kjo e përditshme dhe kujton që Britania e Madhe dëshiron që ta mbajë Skocinë, ndërsa Spanja Kataluninë. Edhe në SHBA janë lindur nga revolucioni duke ndërprerë marrëdhëniet me Londrën pa pëlqimin e Qeverisë Kombëtare.

Specialisti në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, Samuel Charap, vlerëson se kur bëhet fjalë për ndarje asnjë shtet nuk është rast i njëjtë. Ai shton se Kosova është një precedent në të cilin rusët shpesh thirrën kur bëhet fjala për intervenim në Krime. Me këtë, ata thonë se “edhe ju keni vepruar njëjtë, pse mund të thuhet se ju jeni ndryshe”.

Si rast tjetër, zyrtarët rusë përmendin Skocinë e cila së shpejti do të votojë nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar apo jo, por amerikanët thonë se asnjë forcë e jashtme nuk ka dërguar trupa në Edinburg për të zhvendosur qeverinë lokale.

Krahasime false me situatën në Kosovë, siç thonë zyrtarët e SHBA’së, Kremlini po mundohet t’i shfrytëzojë që të pushtojë territore të reja.

“Këto janë ngjashmëri në mes të dardhës dhe mollës”, thotë Benjamin Rods, zëvendës i këshilltarit të Presidentit Obama për siguri nacionale, duke shtuar se çdo gjë po ndodh pas shkeljes së sovranitetit të Ukrainës dhe integritetit territorial.

NYT shkruan se çështja e sovranitetit është veçanërisht e ndërlikuar për Presidentin e SHBA’së nga koha e luftës së ftohtë. Edhe vetë Ukraina është produkt i ndarjes së BRSS’së. Ndërsa, me separatizëm janë duke u përballur edhe disa shtete pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Rusi – Çeçenia

Gjeorgji – Abhgazia dhe Osetia e Jugut

Azerbejgjan – Nagorno Karabak

Moldavi – Pridnjestrovlje

Duke analizuar konceptin e vetëvendosjes, kjo gazetë shkuan se që nga vitet ’90, Rusia i ka bërë lufta në Çeçeni për mos ta lejuar ndarjen e saj. Ndërsa, këtë koncept po e mbështet tash në Krime.

Në këtë shkrim thuhet se nga të gjitha rastet Kosova është më specifike.

“Nuk e kemi parë këtë si një precedent, por ka pasur vende të cilat e shohin dhe vazhdojnë ta shohin si të tillë”, thotë James Pardew, ish i dërguari amerikan për Ballkanin.

Njëri nga avokatët kryesor në administratën e dikurshme të George Bush, Jon Belinger III, thotë se në SHBA shpesh është thënë se Kosova është rast i veçantë – “sui generis”  dhe paraqet precedent i cili do të mund të zbatohet edhe diku tjetër.

Për këtë arsye Kremlini po mundohet ta shfrytëzojë këtë në raste tjera, shkruan New York Times dhe shton se Rusia është thirrur në Kosovën kur e ka njohur pavarësinë e Abhgazisë dhe Osetisë Jugore në Gjerogji.