Neville: Mourinho duhet t’i bëjë urgjentisht këto ndryshime

Gary Neville ka folur pas disfatës së Manchester United nga Brighton.

Sport

20/08/2018 17:33

United humbi me rezultatin 3:2, mirëpo, përveç rezultatit, ishte edhe loja e “varfër” e “djajve të kuq” që shqetësoi tifozët dhe ish mbrojtësin e United.

Në një deklaratë të tij pas ndeshjes, Neville dha disa mendime rreth asaj se ku mund të jenë gabimet e trajnerit dhe çka duhet të përmirësohet.

“Mendoj se problemi kryesor erdhi nga dyshja e mbrojtjes Bailly – Lindeloff. Mbrojtësit po duket se po kanë mungesë vetëbesimi, ose nuk janë mjaftueshëm të mirë për të startuar” është shprehur Gary Neville.

“Mendoj se Mourinho duhet të startojë me tre qendër mbrojtës. Mendoj se me lojtarët që ka në dispozicion kjo do të ishte vendosja e duhur” ka vazhduar ish reprezentuesi anglez.

Gary Neville dhe Paul Scholes duket se kanë marr për detyrë të kritikojnë skuadrën, pasi ditëve të fundit kanë qenë dyshja që kanë adresuar një numër të madh kritikash rreth lojtarëve dhe trajnerit. /Lajmi.net/