“Neveria” europiane, si Trump për emigracionin
Reagimi europian ndaj politikës së administratës Trump tolerancë zero për emigracionin ilegal dhe sidomos ndarjen e fëmijëve nga prindërit ka qenë kryesisht zemërimi dhe neveri.
Bota
Më shumë se 1000 njerëz janë mbytur në det në përpjekje për të arritur Europën këtë vit, por reagimi europian nuk është i koordinuar. BE ia ka lënë në dorë anijeve tregtare dhe organizatave joqeveritare të shpëtojnë ata në telashe, ndërsa fokusi europian është që problemin ta kthejë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Italia që tani po forcon Rojen Bregdetare libiane, ndërsa gjithnjë e më shumë emigrantë po kthehen pas në qendrat e mbipopulluara të ndalimit në Libi. Kancelarja gjermane Angela Merkel, në luftë për vendin e punës, propozoi krimin e qendrave të pritjes në shtetet e Afrikës së Veriut, ndërsa i ka ofruar ndihmë Bullgarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë për të përforcuar kufijtë.
Për refugjatët që ja dalin të mbërrijnë në Gjermani, 18 muaj ndalim në qendrat spirancë, një eufemizën i Berlinit për kampet e mëdha pranë kufirit. Disa qeveri evropiane, veçanërisht ajo e Merkelit, po reagojnë ndaj presionit të lëvizjeve populiste dhe partive të djathta për të cilat emigracioni është çështje dominuese.
Motivi është i thjeshtë: mbijetesë politike. Qeveri të tjera, si ato në Hungari dhe Itali, janë të përbëra nga populistët dhe të djathtët. Rezultati është i qartë: në Evropë ligjet për azilin janë ashpërsuar ndjeshëm, riatdhesimet janë bërë shumë më të shpejta, ndërsa kampet e ndalimit janë më të zakonshme.