Neuroshkencëtarët thonë se kjo këngë redukton ankthin në 65%

Një studim ka gjetur se një këngë, e cila ekziston në platformën "Youtube", redukton ankthin deri në 65%.

Lifestyle

20/01/2019 18:56

Duket sikur të gjithë vuajnë nga ndonjë formë ankthi në ditët e sotme. Dhe, një sondazh i vitit 2013 e mbështet këtë pohim. Sipas studimit gati katërvjeçar, 41.6% e studentëve të kolegjit vuajnë nga ankthi, transmeton lajmi.net.

Në fakt, është bërë gjithnjë e më normale ndjesia e stresit gjatë gjithë kohës.

Për fat të mirë, hulumtuesit në “Mindlab International”, me bazë në Britaninë e Madhe, kanë zhvilluar një këngë që mund të reduktojë ankthin tek individët në 65%.

Studimi përfshinte pjesëmarrësit që përpiqen të zgjidhin “puzzle” komplekse (që shkaktojnë një shkallë të caktuar të reagimit të stresit), ndërkohë që sensorët matnin aktivitetin e trurit, rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe shkallën e frymëmarrjes.

Siç rezultonte, kënga “Painless” u gjet të reduktonte në mënyrë drastike ankthin. Përveç kësaj, muzika ndihmoi në reduktimin e niveleve të tyre të pushimit fiziologjik në 35%, raporton Inc.

E kompozuar nga “Marconi Union”, kënga ishte projektuar për të nxitur një gjendje relaksi. Muzikantët bashkëpunuan me terapistët për të prodhuar rregullimin e përsosur të harmonive, ritmeve dhe linjave të basit. /Lajmi.net/