Neurologët e gjejnë ‘çelësin’ e lumturisë

Hulumtuesit e kanë gjetur përgjigjen se çfarë na bën të lumtur duke përdorur skanerin MRI për të zbuluar se në cilën pjesë të trurit ndodh lumturia.

Lifestyle

22/11/2015 11:38

Të gjithë dëshirojmë të jemi të lumtur, ky është qëllimi i të gjithë njerëzve. Tani shkencëtarët besojnë se e kanë zbuluar regjionin në tru i cili është përgjegjës për kontrollimin e këtyre ndjenjave.

Hulumtuesit në Universitetin Kyoto kanë fokusuar kërkimin e tyre në lumturi, duke shikuar disa struktura neurale që bëjnë që njerëzit të jenë të lumtur.

Hulumtimi është udhëhequr nga Wataru Sato, i cili mendon se ka gjetur përgjigjen se çfarë na bënë të lumtur, duke përdorur MRI-në për të zbuluar se në cilën pjesë të trurit ndodh lumturia.

Studimi i tyre zbuloi se, një ndjenjë e përgjithshme e lumturisë shkaktohet nga emocionet e lumtura dhe kënaqësia në jetë, transmeton lajmi.net.

Kur këto dy ndjenja ndodhin përnjëherë në të njëjtën kohë, atëherë ju bëheni të lumtur. Studimi i tyre gjeti gjithashtu se njerëzit i përjetojnë ndjenjat e lumturisë në mënyra të ndryshme.

Disa njerëz për shembull ndjehen më të lumtur kur marrin shpesh komplimente. Këta njerëz të cilët e përjetojnë lumturinë më intensivisht, pikëllimin e ndjenjë në një intensitet më të ulët. (lajmi.net)