Neueri përsëri në mesin e fushës

Si duket portiere Manuel Neuer nuk është i kënaqur me pozitën e tij, pasi dëshiron të shijojë paksa më shumë edhe ndjenjën e të qenit lojtar.

Sport

05/11/2014 22:52

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer ka vendosur që edhe një herë tjetër të dalë në mesin e fushës, pasi një gjë të tillë e bëri sonte kundër Romës.

Teksa skuadra e tij ishte duke sulmuar, ai doli në mesin e fushës për të shikuar atë që po ndodhte në portën e Romës.

Përndryshe, Bayerni e fitoi takimin me rezultat solid prej 2-0, për të mos harruar këtu dhe lojën perfekte që zhvilloi skuadra bavareze.