“Neuer të largohet, Ter Stegen duhet të startojë”, krizë tek Gjermania

Pas humbjes së thellë ndaj Holandës, një frymë e krizës po ndihet në kampin e gjermanëve.

Sport

15/10/2018 18:51

Kritika të shumta janë drejtuar lojtarëve e trajnerit. Legjenda si Oliver Kahn, Lothar Matthaus e Michale Ballck kanë thënë fjalët e tyre.

Ditë më parë, Kahn ka kritikuar ashpër lojtarët si Kroos, Boateng e Hummels.

Ballack në anën tjetër mendon se Joachim Low duhet liruar stolin e skuadrës nacionale.

Së fundmi është Lothar Matthaus ai i cili ka dhënë mendimin e tij rreth skuadrës gjermane.

Ai mendon se në portë duhet startuar anëtari i Barcelonës, Ter Stegen, kurse Neuer sipas tij nuk e meriton pozitën e startuesit.

“Neuer aktualisht nuk ka formën dhe sigurinë që kishte para lëndimit serioz që pësoi. Ai ende nuk është kthyer në formën më të mirë që e bëri portierin më të mirë në botë për katër herë” ka thënë fituesi i Kupës së Botës në 1990.

“Ter Stegen ka qenë në formën më të lartë me Barcelonën në vitet e fundit. Ai e meriton shansin që të luaj në ndeshje të mëdha me skuadrën nacionale, edhe nëse Neuer është në dispozicion” ka përfunduar legjenda gjermane.

Mund të themi se kjo Gjermani është më e dobëta që nga viti 2006. /Lajmi.net/