Neuer, portieri më i mirë në botë

Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë sot. Kështu të paktën kanë vendosur lexuesit e uebfaqes Goal.com, të cilët e votuan portierin gjerman para belgut Thibaut Courtois.

Sport

23/07/2014 22:30

Këtu nuk ka asnjë dyshim: Manuel Neuer është portieri më i mirë në botë. Ky është mendimi i pjesës dërrmuese të lexuesve të  uebfaqes “Goal.com”, të cilët menduan se portieri gjerman ishte më i miri i edicionit të fundit.

Portieri i Bayern Munichut e shijoi një sezon me plot trofe, duke e ndihmuar gjigantin bavarez ta fitojë titullin dhe kupën e shtetit, plus Botërorin me Gjermaninë.

28 vjeçari i fitoi 35 për qind të votave, duke e lënë prapa portierin belg, Thibaut Courtois, i cili mblodhi 28.5% të votave.

I treti në renditje ishte portieri i Lillet, Vincent Enyeama, që grumbulloi 8.9% të votave. Pas tyre u renditën David de Gea e Keylor Navas.