Neuer, edhe pesë vjet me Bayernin

Manuel Neuer do të vazhdojë të mbrojë për Bayern Munichun. Portieri gjerman e ka vazhduar kontratën me gjigantin bavarez deri në qershor të vitit 2019.

Sport

02/05/2014 22:25

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer e ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare me klubin bavarez.

Kontrata e deritashme e numrit 1 të Gjermanisë do të skadonte në fund të sezonit 2015-16, por 28 vjeçari e lidhi veten me kampionin gjerman deri në qershor të vitit 2019.

Shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar për këtë lajm, pas zgjedhjes së presidentit të ri, Karl Hopfner.

“Portieri ynë, Manuel Neuer e ka vazhduar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2019”, ka thënë Rummenigge të premten.

“Marrëveshja është e jashtëzakonshme, fantastike. Është një tjetër shenjë e karakterit të tij fantastik, ndërsa ka thënë: Dua të jem në Bayern përgjithmonë. Do të doja ta shprehja mirënjohjen për Manuel Neuer”, ka thënë Rummenigge.

Neuer, i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2011 nga Schalke për 18 milionë euro, ka zhvilluar 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet me ekipin nga Allianz Arena këtë sezon.