‘Neuer e meriton Topin e Artë më shumë se Ronaldo’

Trajneri gjerman, Winfried Schafer ka thënë se portieri i Bayernit, Manuel Neuer e meriton më shumë Topin e Artë sesa ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

14/12/2014 14:04

Manuel Neuer e meriton Topin e Artë, për shkak të paraqitjeve të tij perfekte me klubin dhe kombëtaren, gjithnjë sipas trajnerit gjerman, Winfried Schafer.

“Është një gjë shumë e qartë, Manuel Neuer është favoriti numër 1 për Topin e Artë”, tha Schafer për Goal.com.

“Ai ishte 30% e arsyes për triumfin e Gjermanisë në Kampionatin Botëror të Brazilit 2014”.

“Ronaldo nuk fitoi asgjë në Kupën e Botës, ku Portugalia nuk ishte skuadër e mirë. Neuer jo vetëm që ishte numër 1 në Kupën e Botës, por edhe në Ligën e Kampionëve dhe Bundeslige. Ai dështoi vetëm në një takim, në atë kundër Realit”, përfundoi Schafer.