Neuer beson në rikthim

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer thotë se ende është gjithçka e hapur në duelin e tyre me Real Madridin. Por, ai kërkon nga bashkëlojtarët e tij që t’i shfrytëzojnë rastet në ndeshjen e kthimit.

Sport

24/04/2014 00:11

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer a thënë se skuadra e tij ka ende shanse të përmbys disavantazhin 1:0 ndaj Real Madridit pas ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ai ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se Los Blancos do të luajnë njësoj – duke u tërhequr dhe kundërsulmuar – edhe në Allianz Arena, por pret që ata të shfrytëzojnë rastet që iu ofrohen.

“Gjithqka është ende e mundur në këtë ballafaqim”, deklaroi Neuer pas ndeshjes.

“Ne mund të presim një ndeshje të ngjashme edhe në duelin e kthimit. Duhet të ruajmë përqendrimin dhe të shfrytëzojmë rastet që krijojmë”, u shpreh ai.