Neto në Juventus

Juventus ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të Fiorentinës, Norberto Neto. Por, ai do t’i bashkohet Bianconerëve vetëm pas përfundimit të sezonit.

Sport

30/01/2015 08:22

Marrëveshja është arritur mungon vetëm nënshkrimi.

Juventus do të transferojë portierin e Fiorentinës, Norberto Neto, si futbollist i lirë, pas përfundimit të këtij sezoni, ka njoftuar gazetari, njëkohësisht eksperti i tregut të futbollistëve, Gianluca di Marzio, për “Sky Sport”.

Bianconerët dëshirojnë një transferim të menjëhershëm të tij, mirëpo klubi Viola reziston andaj kampioni në fuqi i Italisë duhet të pres edhe gjashtë muaj para se të ketë në radhët e veta portierin i cili refuzoi mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në Artemio Franchi.