Netanyahu: Nëse rizgjidhem s’ka shtet palestinez

Kryeministri në ikje i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi sot se do ta hidhte poshtë krijimin e një shteti palestinez nëse ai do të mbante sërish postin pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen të martën.

Bota

16/03/2015 19:42

Ai ka thënë se ka rrezik që territoret e lëna mënjanë mund të bien në duart ekstremistëve islamikë.

“Të gjithë ata që duan krijimin e një shteti palestinez dhe tërheqjen nga territoret, i bëjnë këto të fundit të pambrojtura ndaj sulmeve të ekstremistëve islamikë kundër Izraelit”, deklaroi Netanyahu.

“Ky është realiteti me të cilin po përballemi vitet te fundit. Ai që nuk e merr parasysh rrezikun po fsheh kokën në rërë si struci”, tha kryeministri izraelit për rrjetin informativ, NRG.