Netanyahu do të takohet me Trump-in në Izrael

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të takohet me Donald Trump, kandidatin për president të SHBA-ve nga Partia Republikane. Takimi do të zhvillohet gjatë këtij muaji në Izrael, njoftojnë zyrtarët izraelitë, transmeton lajmi.net.

Bota

09/12/2015 16:19

Zyrtarët izraelitë thonë se takimi Netanyahu-Trump që do të zhvillohet më 28 dhjetor, ishte caktuar rreth dy javë më parë- përpara se miliarderi amerikan të bënte thirrje që të gjithë myslimanëve tu ndalohej hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton lajmi.net.

Trump kishte deklaruar se ai dëshiron që “të ndalohej hyrja për të gjithë myslimanët, derisa shteti të vendosë se çfarë po ndodhë”.

Ndryshe Izraeli, edhe pse quhet Shtet Hebre, rreth 20 për qind të popullsisë i ka arabë dhe shumica e tyre janë myslimanë./lajmi.net