Nesta: Napoli fitues i Serie A këtë vit

Alessandro Nesta ka befasuar me parashikimin e tij, për fituesin e mundshëm të Scudettos këtë edicion.

Sport

01/11/2015 18:01

Nesta e ka konsideruar Napolin si ekipin më të mirë në Serie A këtë sezon dhe mendon se ata mund ta përfundojnë atë si kampionë.

“Më pëlqen Sarri, ai po krijon futboll të mrekullueshëm”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport.

“E kam thënë që Juventusi do ta fitojë titullin, por siç duket kam gabuar. Renditja ime tani është Napoli, Fiorentina, Roma dhe Inter”, theksoi Nesta.