Nesta: Ky nuk është më Milani im

Alessandro Nesta e përjeton me dhembje situatën nëpër të cilën po kalon Milani këtë sezon. Skuadra Rossonere gjendet në krizë të thellë të rezultateve, ndërsa së fundmi u eliminua nga Liga e Kampionëve, pas humbjes së thellë nga Atletico Madridi. Milani u eliminua nga Kupa e Italisë më herët, ndërsa në Serie A i ka…

Sport

13/03/2014 12:00

Alessandro Nesta e përjeton me dhembje situatën nëpër të cilën po kalon Milani këtë sezon.

Skuadra Rossonere gjendet në krizë të thellë të rezultateve, ndërsa së fundmi u eliminua nga Liga e Kampionëve, pas humbjes së thellë nga Atletico Madridi.

Milani u eliminua nga Kupa e Italisë më herët, ndërsa në Serie A i ka punët ‘llugë’, duke përfunduar e parë veten në pozitën e dhjetë.

Në kohën e ish futbollistit italian, Rossonerët e dominonin Evropën. Për këtë, ish mbrojtësi i Lazios po e përjeton keq situatën e Milanit.

“Rezultati 4:1 në Vicente Calderon është rezultat i një rinimi të ekipit, të cilit nuk ia doli ta bënte shtëpia Rossonere”, ka thënë Nesta në një intervistë për të përditshmen italiane, La Gazzetta dello Sport.

“Ky nuk është më Milani im, nuk është ai klubi që mund të shpenzonte dhe ëndërronte gjëra të mëdha. Sot, resurset e asaj kohe nuk janë më”, vazhdoi Nesta.

“Dhe, rezultatet shkojnë në përputhje me rrethanat, për Milanin dhe për të gjithë futbollin italian”, përfundoi ish përfaqësuesi italian, i cili me Milanin i kishte fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe një Scudetto.