Nesër Vuçiq takohet me presidentin e Francës, mesazhi më i “dhimbshëm” do të jetë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka arritur në Paris ku nesër do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Lajme

16/07/2018 23:30

Në mesin e shumë temave, ajo kryesore pritet të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Se një gjë e tillë do të jetë tema më e diskutuar e ka konfirmuar dje edhe ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondolini, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se mesazhi më  i dhimbshëm do të jetë ai për Kosovën.

Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhimbshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.

Dy mesazhet tjera sipas ambasadorit francez janë raportet ndërshtetërore dhe rruga evropiane e Serbisë.

Ndryshe menjëherë të mërkurën Vuçiq do të takohet me Thaçin në Bruksel. /Lajmi.net/