Nesër vendimi për Suarezin

Gjykata Arbitrare për Sport ka njoftuar se vendimi rreth suspendimit të sulmuesit uruguaian Luis Suarezit do të bëhet publik të enjten rreth orës 15:00.

Sport

13/08/2014 13:31

Gjykata Arbitrare për Sport (CAS) ka konfirmuar se do të shqiptojë vendimin për suspendimin e Luis Suarezit të enjten në ora 15:00.

Ylli uruguaian është i dënuar nga përfshirja në çfarëdo aktiviteti të futbollit për katër muaj pasi kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini gjatë duelit në fazën e grupeve të Kampionatit botëror në Brazil, në qershor.

Federata e Uruguait paraqiti ankesë por ajo u refuzua, duke bërë që rasti të dërgohet në CAS. Suarez iu bashkua Barcelonës nga Liverpool dhe ende nuk është prezantuar në klubin katalan, si rezultat i dënimit.

Por, vendimi do të merret nesër në ora 15:00, ka njoftuar CAS.