Nesër sillet në Kosovë trupi i pajetë i ish-kryeministrit Rexhepi

Konsullata e Kosovës në Stamboll është duke u marrë me dokumentacionet dhe procedurat e nevojshme dhe se gjate ditës së nesërme trupi i tij i pajetë do të jetë në Kosovë.

Lajme

21/08/2017 11:59

Lajmin për “Zeri.info”, e ka konfirmuar bashkëpunëtori i ish-kryeministrit Rexhepi, Sedat Gashi.

“Jemi duke u marrë me procedurat dhe dokumentacionet e nevojshme. Po besoj se nesër në mëngjes trupi i pajetë i të ndjerit Bajram Rexhepi do të jetë në Kosovë”, ka thënë Gashi.