Nesër shënohet përvjetori i 19-të i “Epopesë së Dukagjinit”

Nesër shënohet 19-vjetorit i Epopesë së Dukagjinit - fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës, në këtë luftë çlirimtare.

Lajme

23/03/2017 13:29

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar për këtë manifestim duke thënë se marsi i vitit 1998 ka bërë kthesën e madhe shqiptare.

“Marsi i viti 1998 ka bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri, nga sakrifica e familjes Jashari deri te rezistenca e familjes Haradinaj”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë, transmeton lajmi.net.

Manifestimi mbahet në Gllogjan dhe Deçan, sipas agjendës në vijim:

10:00 h – 11:30 h: Homazhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së në Gllogjan;

12:00 h: Deçan, manifestimi qendror, në sheshin e qytetit.

Të gjitha këto organizime mbahen nën Patronazhin e Komunës së Deçanit. /Lajmi.net/