Nesër seancë, këto janë pikat e rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka bërë me dije se të entjen nga ora 10:00 do të vazhdojnë seancat e mbetura në gjysmë të datave 5,6 dhe 8 qershor.

Lajme

13/06/2018 15:54

Pas përfundimit të pikave nga këto seanca, do të nis seaca e re.

Më poshtë rendi i ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,

Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,

Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.