Nesër seanca e radhës e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancën plenare të radhës, pas asaj të sotmes.
Lajme
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca nis nga ora 10.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.