Nesër reshje bore

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Lajme

10/12/2018 20:58

Vranësirat në orët e hershme të mëngjesit vende-vende mund të shoqërohen me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Lajmi.net/