Nesër publikohet një përgjim, Qeveria e Maqedonisë në panikë

Opozita në Maqedoni ka në dorë shumë përgjime, të cilat e inkriminojnë qeverinë aktuale. Kryeministri maqedonë e ka akuzuar kreun e opozitës për spiunazhë. Këta të fundit kanë paralajmëruar publikimin e parë për nesër, gjë e cila ka futur në panikë koalicionin qeverisës.

Lajme

01/02/2015 23:46

Panikë në rradhët e VMRO-DPMNE. “Bomba” e shumëpritur nga opinioni në Maqedoni mund të “shpërthejë” nesër.
 
Aktivistja e shoqërisë civile Meri Nikollova, nga organizata Udar, përmes një postimi në Facebook ka dhënë sinjale se nesër (e hënë) do të shpërthejë bomba.
 
“Përgatituni dpmnovca, bomba do të plasë nesër”, ka shkruar në Facebook, Nikollova. 
 
Akoma nuk dihet se çfarë informacionesh do të publikohen por kjo ka shkaktuar panik në rradhët e VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët mendohet se janë përfshirë në afera të shumta.