Nesër publikohet kënga e re e Labit

Labinot Tahiri është këngëtari që kohët e fundit është përfolur mjaftë shumë për aktivitetet e tij humanitare.

ShowBiz

18/01/2016 16:55

Kohëve të fundit ai është bërë pjesë e mediave online për humanitetin e tij duke ndihmuar familjet në nevojë, transmeton lajmi.net.

Muzikën e ka lënë pak anash për një kohë mirëpo nesër ai do të publikojë këngën e tij më të re me videoklip.

Kënga titullohet ‘Interesgjike’ e cila mban firmën e Bini Diez me tekst të Ilir Beranit, derisa videoklipi është realizuar nga ImagineFilms./lajmi.net.