Nesër publikohen rezultatet e testit së arritshmërisë

Nesër do të publikohen rezultatet e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar 32 mijë nxënës në tërë Kosovën, me 21 maj.

Lajme

29/05/2016 23:14

Në një njoftim për media nga MAShT, bëhet e ditur se Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim organizon konferencë për media me rastin e publikimit të rezultateve të testit të arritshmërisë.

Konferenca do të mbahet nesër, 30 maj 2016, në ora 11:00, në MAShT.