Nesër protestohet në Deçan, kundër vendimit të Kushtetueses

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të kësaj komune, që nesër nga ora 12:00, të marrin pjesë në marshin paqësor, i cili do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit.

Lajme

25/05/2016 21:51

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se ky marsh do të organizohet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që manastirit të këtushëm t’i japë 23 hektarë tokë.

“Përmes marshit të nesërm, i cili do të jetë paqësor, do të kundërshtojmë vendimin e padrejtë dhe anti-ligjor të Kushtetueses”, thuhet në videon e publikuar.