Nesër protestë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

Një protestë paqësore kanë paralajmëruar përfaqësuesit e studentëve në Parlamentin Studentor të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, kjo sipas tyre, ngase janë të shqetësuar me situatën e krijuar në Universitet.

Lajme

25/05/2016 08:32

Ata thonë se pas shumë kërkesave e ankesave që i kanë adresuar në këtë institucion, nuk u morëm parasysh nga ana e tyre.

“Pa dyshim se disa nga ne po mundohemi t’i përfaqësojmë dinjitetshëm studentët e UGJFA-së, mirëpo disa “përfaqësues” po mashtrohen e po blihen nga Rektori e Këshilli Drejtues, këta kolegë po e bëjnë mëkat të madh, duke i tradhtuar votuesit e tyre, ne i ftojmë për bashkëpunim në të mirë të përbashkët të studentëve të UGJFA-së, që studentët të përfaqësohen ashtu siç e meritojnë” thuhet në një komunikatë të tyre, raporton lajmi.net

PSU thotë se vendosën që duke protestuar mund t’i kundërshtojmë veprimet e fundit në Universitet, t’i luftojnë dukuritë negative, të kërkojnë llogari nga shkelësit e ligjit që punojnë në UGJFA.

“Ju bëjmë me dije se këtë ditë më 26 Maj, në Universitet do të pritet një delegacion i huaj i akreditimit, që do të vijnë për ta parë situatën dhe kushtet që posedon ky Universitet, kjo ditë për ne është protesta”, thuhet në njoftim.