Nesër para mesnatës fillon stina e pranverës

Në hemisferën veriore të Tokës pranvera do të fillojë nesër, më 20 mars, 15 minuta para mesnatës. Njëkohësisht, në hemisferën jugore do të fillojë stina e vjeshtës.

Lajme

19/03/2015 16:17

Pranvera kalendarike te ne do të zgjasë deri më 21 qershor, kur do të kalojmë në stinën e verës.

Njehsimi veror i kohës në Kosova fillon natën ndërmjet 28 dhe 29 marsit 2015, kur akrepat e orëve duhet t’i lëvizim për një orë para, që do të thotë se dita e diel e 29 marsit do të jetë më e shkurtër për një orë, përkatësisht do të ketë gjithsej 23 orë.

Njehsimi veror i kohës te ne ka filluar në vitin 1983.