Nesër nuk do të ketë furnizimit me ujë në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë

Një pjesë e një rruge në Qendër të Prishtinsë nuk do të ketë uji të premten për rreth tetë orë.

Lajme

26/04/2018 16:29

Komuna e Prishtinës njofton banorët e rrugës “Fehmi Agani” se nesër, e premte, 27 prill 2018 në mes të orës 08:00 – 16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këtë lagje.

Komuna ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe do të instalohet rrjeti i ri i ujësjellësit në këtë rrugë. /Lajmi.net/