Nesër nisë operimi i linjës ajrore Prishtinë-Malmo

Që nga nesër do të fillojnë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" për në Malmo të Suedisë, duke zgjeruar hartën e destinacioneve për sezonin verore 2015, transmeton lajmi.net.

Lajme

23/06/2015 14:08

Aeroporti ndërkombëtar të Prishtinës, përmes një komunikatë për media, bën të ditur se fluturimet direkte nga Malmo dhe për në Malmo, do të ofrohen me frekuencë një herë në javë, pra ditën e mërkurë, dhe do të vazhdojnë deri më 2 shtator të këtij viti.

Fluturimet do të realizohen nga kompania Adria Airways, me aeroplanët e tipit A319 me kapacitet prej 144 ulëseve, përderisa nisjet nga Prishtina për Malmo do të bëhen në ora 16:00 dhe nga Malmo në ora 19:25, çdo të mërkure.