Nesër nis stina e verës

Stina e verës fillon nesër në hemisferën veriore të Tokës. Ajo nis në orën 12 e 7 minuta.

Lajme

20/06/2018 22:02

Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës nis stina e dimrit.

Dita e fillimit të verës është më e gjata në vit, kurse nata më e shkurta e vitit.

Vera do të zgjasë deri më 22 shtator, kur fillon stina e vjeshtës.

Nesër dielli në Prishtinë del në orën 4 e 56 minuta, ndërsa perëndon në orën 20 e 18 minuta, kështu që dita do të jetë e gjatë 15 orë e 22 minuta, ndërsa nata vetëm 8 orë e 38 minuta.

Me gjithë bindjet e njerëzve se në këtë ditë Toka është më së afërmi me Diellin, në këtë moment ajo është më së largu.

Për banorët e hemisferës veriore të Tokës vera fillon në atë moment kur drejtimi i boshtit të pjesës veriore të Tokës është më së afërmi me Diellin. Atë ditë lartësia e Dillit në mesditë është më e madhja gjatë vitit.

Në atë moment për banorët në pjesën hemisferën jugore të Tokës fillon stina e dimrit.

Por as atje nuk është kryesisht ftohtë për shkak të largësisë së madhe nga Dielli, por për shkak se në atë moment poli jugor qiellor është më së largu nga Dielli.

Për këtë arsye Dielli në mesditën e asaj dite arrin lartësinë e mundshme më të vogël gjatë vitit. Është e kuptueshme se për të qenë ftohët kontribuon dita më e shkurtër, ndërsa në vendin e tretë për nga ndikimi dhe distanca e përmendur më e madhe e Tokës nga Dielli, sqarojnë astronomët.