Nesër nis java e xhazit turk në Kosovë

Edicioni i pestë i Turkish Jazz Week (TJW) sivjet për herë të parë organizohet nga Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë.

ShowBiz

11/04/2016 17:24

Ky festival muzikor do të realizohet me koncerte të grupeve të xhazit nga Turqia dhe ShBA-ve, që do të mbahen mes datave 12-16 prill.

Hapja do të bëhet me koncertin e Mercan Dede, që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë më 12 prill, me fillim prej orës 20:00. Mercan Dede është një DJ i njohur që kombinon muzikën tradicionale  me atë elektronike.

Më 13 prill po në vendin dhe kohën e njëjtë, pianisti i mirënjohur Aydin Esen do të takohet me publikun kosovar.

Në mbrëmjen e së enjtes më 14 prill, flautisti Eren Xhoshkuner (Coşkuner) do të performoj para publikut gjakovar, në Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”.

Një kombinim interesant i kemeçesë (instrument i ngjashëm me lahutën) me orkestrën e xhazit para publikut prishtinas do të shfaqet në Hotel Swiss Diamond.

Bendi nga Nju Jorku  “New York Gypsy All Stars” do të jetë grupi që do ta përmbyll edicionin e pestë të TJW. Ky bend i përbërë prej muzicientëve nga  Turqia, Greqia, Maqedonia dhe ShBA, performon muzikë ballkanike me një stil jashtë tradicionales.

Edicioni i pestë i TJW mbështetët nga Ambasada Turke në Prishtinë, TEB Banka, Turkish Airlines, Oda Tregtare Kosovaro-Turke dhe Swiss Diamond Hotel.