Nesër nis desinsektimi i insekteve në Prishtinë

Komuna e Prishtinës do të fillojë me desinsektimin e lokacioneve të ndryshme nëpër kryeqytet.

Lajme

19/06/2018 18:47

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

20.06: Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Arbëria, Tophane;
21.06: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Prishtina e Re (Veternik), Zona Industriale, Lagjja Nic dhe Kazerma Adem Jashari;
22.06: Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria dhe Kodra e Trimave;
23.06: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbashqe, Gërmi dhe Vneshtat;
24.06: Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Kolovice dhe Kolovice e Re, Prugovc, Teneshdoll dhe Vranidoll, Hajvali.

Në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm, nga komuna u është bërë thirrje qytetarëve që gjatë kohës së këtij procesi të kufizojnë daljet në hapësirat që dezinsektohen, si dhe dritaret e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda.

Apelohet tek shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.