Nesër në Tiranë nis punimet Samiti i NATO-s, Haliti përfaqëson Kosovën

Nga nesër në Shqipëri, për herë të parë në historinë e saj si shtet, nis punimet Samiti tre ditor i NATO-s.

Lajme

27/05/2016 15:09

Në krye të delegacionit të Kosovës, do të jetë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili do të marri pjesë në këtë samit krahas personaliteteve të rëndësishme botërore, raporton lajmi.net.

Haliti ka disa vite që e drejton delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2014 ka marrë statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Me angazhimin e delegacionit të Kosovës, është arritur që Samiti  i NATO-s në tetor të këtij viti të mbahet në Kosovë.

Në Samitin e NATO-s në Tiranë ndër të tjera do të diskutohet për këto tema: Siguria globale, përfshirë atë rajonale; roli i NATO-s në Afganistan; çështja e Ukrahinës dhe Kinës; lufta kundër terrorizmit, me theks të veçantë kundër ISIS-it etj. /lajmi.net