Nesër në ‘ABC’ jepet premiera e “Engjëjt janë larg” (Video)

Në Kinemanë ‘ABC’, të premten do të jepet premiera e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Engjëjt janë larg”, me regji të Gjergj Xhuvanit.

ShowBiz

18/02/2016 14:02

Premiera për gazetarë do të jepet në ora 13:00, e cila do të pasohet me konferencën e shtypit, kurse premiera e mbrëmjes, që do të jetë me ftesa, do të jepet prej orës 20:00.

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, i realizuar nga BUKA Production dhe On Production, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, Mantova Film Comision dhe Cineteka di Bolonia, Itali.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët: Rinaldo Rocco, Teuta Krasniqi, Gjon Dedaj, Gentiana Nimonaj, Shelbim Pepej, Erblina Nimanaj dhe Ndriqim Xhepa, Nik Xhelilaj, Fatmir Spahiu, kurse producentë të filmit janë: Dritan Huqi e Fatmir Spahiu.

Filmi është përfolur mjaft kohëve të fundit për shkak të një skene ku aktorja Teuta Krasniqi shfaqet e zhveshur. /lajmi.net

YouTube player