Nesër bëhet ndarja Çmimeve për Kinematografi

Nesër shpërblehen Xhevat Qorraj dhe Agim Sopi me çmimet për më të shquarit e kinematografisë sonë.

ShowBiz

27/07/2015 16:40

Nesër, më 28 korrik 2015 në ora 14:30, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia solemne në të cilën Ministri Kujtim Shala do të bëjë ndarjen e Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi.

Ministri Shala pas vlerësimeve të jurisë, në përbërje të Musa Ramadani, Lindita Zeqiraj, Bekim Lumi, Drita Krasniqi dhe Besim Rexhaj, ka marrë vendim që çmimi “Bekim Fehmiu” të ndahet për aktorin e shquar Xhevat Qorraj i cili në bazë të rregullores ka shpërblimin në vlerë financiare prej 5000 euro.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për Kinematografi i ndahet regjisorit Agim Sopi për filmin “Agnus Dei”, me vlerë 2500 euro./Lajmi.net