Nesër mot më i freskët dhe me shi, vikendi me diell, java tjetër sërish shi

Sipas Prishtina Weather, sot në vendin tonë ka mbajtur mot i ftohtë për këtë periudhë.

Lajme

18/07/2018 18:01

“Një front i ftohët, nga verilindja e kontinentit do të depërtojë mbi rajonin tonë, që gjatë ditës së nesërme do të sjellë rënie të temperaturave nën vlera mesatare, e vende-vende edhe mundësi për reshje të dobëta shiu”.

Në fundjavë një valë e të nxehtit do të favorizojë mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave, por që nuk pritet të zgjas gjatë, sepse në fillim të javës së ardhshme fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior, sërish do të sjellin mundësi për shtrëngata me shi dhe rënie të lehtë të temperaturave.

19.07 – Mot më i freskët, kryesisht me vranësira. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

20.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

21.07-22.07 – Mot i nxehtë, të shtunën kryesisht me diell dhe kthjellët. Ditën e diel paradite kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët, vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

23.07 – Mot jo shumë i ngrohtë, kryesisht i vranët me shi dhe shtrëngata.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalet nesër do të zbresin deri në 22C, e në fundjavë do të rriten deri në 31C.

Do të fryjë erë e mesatare nga veriperëndimi-veriu 3-10m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 2-11m/s.

Shtypja atmosferike, nga vlerat normale, deri në fundjavë, do të pësojë rënie nën këto vlera.