Nesër mot me diell në Kosovë

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell.

Lajme

22/08/2018 17:56

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius”, thuhet në komunikatë.

Indeksi UV mbetet në kufijtë e vlerave të rrezikut, shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat mbi normalen me tendencë të uljes.

Bazuar në parashikimet sinoptike dhe numerike për nesër nuk pritet te ketë reshje shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.