Nesër mot me diell dhe vranësira kalimtare

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër në vendin tonë.

Lajme

31/08/2018 19:55

IHMK njofton se do të mbajë mot me diell dhe herë pas here me vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.