Nesër marsh protestues në Ferizaj kundër abuzimit të të miturës nga Drenasi

Vazhdojnë protestat kundër veprimeve të mësimdhënësit, policit e mjekut.

Lajme

10/02/2019 21:48

Gratë dhe aktivistet e tjera të shoqërisë civile, kanë organizuar marsh protestues.

Nesër në qytetin e Ferizajt do mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas, shkruan lajmi.net.

Siç është bërë e ditur në njoftim, marshi protestues fillon në ora 11:30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me akuzat për përdhunimin e një të miture 16-vjeçare në Drenas. /Lajmi.net/